Faruk Zorlu
27 tetor 2020•Përditësim: 27 tetor 2020
Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, zhvilloi sot një bisedë telefonike me homologun e tij rus Sergey Lavrov, ku u diskutua situata në Siri, Libi dhe në Malësinë e Karabakut, njoftuan burimet diplomatike, transmeton Anadolu Agency (AA).
Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike, Azerbajxhanit dhe Armenisë, kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene pushtoi Malësinë e Karabakut, territor i njohur ndërkombëtarisht i Azerbajxhanit.
Disa rezoluta të OKB-së dhe shumë organizata ndërkombëtare kërkojnë tërheqjen e forcave pushtuese nga tokat e Azerbajxhanit.
Rreth 20 për qind e territorit të Azerbajxhanit ka mbetur nën pushtim të paligjshëm të Armenisë për rreth tri dekada. Megjithatë, një armëpushim u dakordua në vitin 1994.
Fuqitë botërore, duke përfshirë Rusinë, Francën dhe SHBA-në, kanë bërë thirrje për një armëpushim të ri. Ndërkohë, Turqia ka mbështetur të drejtën e Azerbajxhanit për vetëmbrojtje, duke kërkuar tërheqjen e forcave pushtuese të Armenisë.