Nuğman Göktaş
05 Gusht 2016•Përditësim: 06 Gusht 2016
ANKARA (AA) - Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu, në lidhje me Organizatën Terroriste Fetullahçi (FETÖ) tha se "Jemi në dijeni se këto janë krah për krah me organizatën terroriste PKK, i kanë shitur, i kanë dhënë atyre të gjitha sekretet e shtetit. Jashtë shtetit e kemi shprehur se janë kundër Turqisë me të gjithë lobet. I dini lobet armike të turqve. Këta tradhtarë edhe i kanë transferuar vlera monetare atyre edhe i kanë dhënë paratë e të varfërve të quajtura 'himmet' armiqve kundër Turqisë që ndodhen jashtë. Në Turqi do të kërkohen llogaritë e kësaj", raporton Anadolu Agency (AA).
Çavuşoğlu, duke iu drejtuar qytetarëve të tubuar në "mbrojtje të demokracisë" në rajonin Kazan të Ankarasë tha se populli më 15 korrik ka treguar një trimëri të madhe.
Duke vënë në dukje se ka nga ata që janë të shqetësuar për trimërinë që populli turk tregoi më 15 korrik Çavuşoğlu ka deklaruar më tej se "Ka nga ata që janë mërzitur ndaj kësaj trimërie të treguar nga populli turk, që janë rrënuar nga dështimi i puçit, nga dështimi i vrasjes së Recep Tayyip Erdoğanit. Por për këto trimëri thuren vjersha dhe dëshmorët lartësohen gjithmonë e më shumë, jo vetëm në këto troje por që nga Somalia e deri në Pakistan në të gjithë botën kryhen lutje për këto."
Pasi u shpreh se FETÖ ka abuzuar me ndjenjat fetare Çavuşoğlu ka theksuar: "Edhe ata kanë familje, nëna dhe baballarë, të cilët i kanë lindur e rritur me shpresa për ti arsimuar, ndoshta janë lutur që të jenë bij të denjë për popullin e tyre. Por FETÖ i cili ka abuzuar me fenë tonë islame i ka përfshirë bijtë e tyre në çetën e sajë dhe i ka bërë ata si terrorist".
"Sot ka vetëm një lider në botë, ai është Recep Tayyip Erdoğan i cili i shpreh përballë dyfytyrësinë, standardin e dyfishtë dhe se nuk janë të drejtë. Ata nuk e pëlqejnë këtë", ka deklaruar Çavuşoğlu duke vënë theksin se Erdoğan ndodhet në objektivin e tyre.
Ndër të tjera Çavuşoğlu pasi ka shtuar se tradhtarët në kuadër të ligjit do të marrin dënimin më të rëndë ai ka pohuar se nëse do të tregohet mëshirë për zullumqarët kjo do të ishte një tradhti për të shtypurit dhe se për këtë arsye nuk do të ketë mëshirë ndaj këtyre tradhtareve.
- Sanksionet jashtë vendit në lidhje me FETÖ-n
Duke vënë në dukje se janë marrë vendime kundër këtyre tradhtarëve në të gjithë vendet e botës Çavuşoğlu, ka theksuar: "Ata që kanë kaluar në veprim të parët kanë qenë vëllezërit tanë të Somalisë. I mbyllën dhe i deportuan dhe u shprehën ‘Ata që tradhtojnë Turqinë nuk mund të jetojnë në Somali'. Jemi në ndjekje të tyre në çdo vend të botës dhe ata që janë larguar nga Turqia do ti sjellim që të japin llogari. A mund të mendohet se një person me uniformë ushtarake që shkon e strehohet (kërkon azil) në Greqi të jetë një njeri i denjë, të jetë turk? Jemi në dijeni se këto që prej një viti janë krah për krah me organizatën terroriste PKK, i kanë shitur, i kanë dhënë atyre të gjitha sekretet e shtetit. Jashtë shtetit kemi e shprehur se janë kundër Turqisë me të gjithë lobet. I dini lobet armike të turqve. Këto tradhtarë edhe i kanë transferuar vlera monetare atyre edhe i kanë dhënë paratë e quajtura 'himmet' armiqve kundër Turqisë që ndodhen jashtë duke i marrë këto para nga të varfrit të cilët shitën automjetet, shtëpitë. Në Turqi do të kërkohen llogaritë e kësaj."
Pasi ka rikujtuar se kanë kërkuar nga SHBA-ja kreun e FETÖ-s Fetullah Gülen, ministri Çavuşoğlu, u shpreh se "Tani nga Amerika do të mbërrije një grup ekspertësh, më pas do të vijë sekretari i shtetit. Ndërsa më pas ne bashkë me ministrin e drejtësisë pas përgatitjes së dosjeve do të vizitojmë SHBA-në. Pritshmëria jonë nga SHBA-të është që ajo ti dorëzojë Turqisë kreun terrorist".