Zuhal Demirci
02 Tetor 2018•Përditësim: 02 Tetor 2018
ANKARA (AA) - Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu tha se ka ardhur koha që YPG-ja të nxirret plotësisht nga Munbixhi dhe t'i dorëzohet popullatës lokale, raporton Anadolu Agency (AA).
Çavuşoğlu i cili ndodhet në Zvicër në kuadër të takimit të Forumit Ekonomik Botëror lidhur me detyrën e patrullimeve të përbashkëta të Forcave të Armatosura të Turqisë dhe elementëve të SHBA-ve, në Munbixh tha se "Nga pikëpamja kalendarike ka pak vonesë, por kanë qenë të rëndësishme patrullimet e ndara që kemi zhvilluar deri më tani në Munbixh dhe punimet që forcat e sigurisë kanë kryer".
"Tashmë ka ardhur koha që anëtarët e YPG-së të nxirren plotësisht nga Munbixhi dhe t‘i dorëzohet popullatës lokale. Ka ardhur koha që të dorëzohet si nga pikëpamja e qeverisjes edhe nga pikëpamja e njësive të sigurisë", deklaroi Çavuşoğlu.
Ai tha se marrëveshja në fjalë duhet të zbatohet një për një edhe nga SHBA-ja. "Ka patur një vonesë të shkaktuar nga ana e tyre, por nuk mund të themi se funksionon keq ose nuk funksionon aspak. Procesi kryesor kritik ka filluar tani. Do ta përfundojmë së bashku këtë proces nëse ata bëjnë një hap të sinqertë në lidhje me tërheqjen e YPG-së", theksoi Çavuşoğlu.