Nazlı Yüzbaşıoğlu
19 Shkurt 2016•Përditësim: 19 Shkurt 2016
TBILIS (AA) - Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu, duke rikujtuar se ditën e djeshme ka patur një bisedë telefonike me Sekretarin amerikan të Shtetit John Kerry, ka pohuar se: "Jemi të kënaqur që ai vetë më shprehu se YPG është e pabesueshme. Si rezultat sado deklarata kontradiktore që vijnë nga Amerika është një zhvillim i rëndësishëm që kanë nisur ta kuptojnë këtë çështje", raporton Anadolu Agency (AA).
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologët pas nënshkrimit të deklaratës së përbashkët të takimit trepalësh të ministrave të jashtëm Turqi-Azerbajxhan-Gjeorgji i cili u mbajt në ish ndërtesën e Bashkisë së Tbilisit, Çavuşoğlu ka rikujtuar se në sulmin terrorist të ndodhur në Ankara kanë humbur jetën 28 qytetarë dhe janë plagosur mbi 80 të tjerë.
"Sipas të dhënave që posedojmë vërtetojnë se këto sulme brutale janë kryer nga persona të lidhur me PKK-në, PYD-në. Faktikisht ne që prej kohësh kemi shprehur se mes YPG-së, PYD-së dhe PKK-së nuk ka ndryshime dhe kemi theksuar se kjo duhet të kuptohet mirë nga bashkësia ndërkombëtare" ka deklaruar ndër të tjera Çavuşoğlu.
Ministri i Jashtëm i Turqisë ka vënë në dukje se është gabim më i madh që në luftën kundër organizatave terroriste si DAESH dhe El-Nusra të lidhesh me organizata të tjera terroriste.