Ecenur Çolak
25 Mars 2017•Përditësim: 26 Mars 2017
ANTALYA (AA) - Ministri turk për Çështjet e Bashkimit Evropian dhe Kryenegociatori Ömer Çelik, në lidhje me raportin e publikuar nga ana e Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë në Parlamentin e Britanisë, ka deklaruar se "Në raportet e këtij lloji, ose nuk merren aspak mendimet tona, ose pasi që të merren lihen anash dhe shkruhen njëanshëm", raporton Anadolu Agency (AA).
Minsitri Çelik i cili mori pjesë në forumin Turko-Britanik Tatlıdil, që këtë vit zhvillohet për herë të 6-të në Antalya, pas fjalimit të tij në panelin "Tentativa për Grusht Shteti në Turqi dhe pas asaj", duke bërë disa vlerësime në lidhje me forumin dhe zhvillimet iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.
Ai duke theksuar se me raporte të ndryshme janë diskutuar masat e marra nga ana e Turqisë në lidhje me tentativën për grusht shteti, në lidhje me raportin e publikuar nga ana e Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë në Parlamentin e Britanisë për Turqinë, theksoi se është rëndë për të kuptuar pyetjen "A ka prova të mjaftueshme".
Çelik më tej duke tërhequr vëmendjen se shumë puçistë në dëshmitë e tyre tek prokuroria haptazi kanë treguar se janë anëtarë të Organizatës Terroriste FETO dhe se puçin e kanë bërë në emër të Fetullah Gylenit, kujtoi se shumë gjykatës janë shprehur se në raste të rëndësishme kanë vepruar në drejtim të udhëzimit të Gylenit.
"Në mënyrë të hapur dhe të qartë i pyeta se çfarë prove janë duke pritur. Më shumë prova, më shumë për të folur.. Ne jemi të gatshëm për këtë, nuk ikim nga kjo, nuk kemi diçka që kemi mbuluar", tha Çelik.
Në përgjigje të fjalëve të një personi që ka nënshkrim në këtë raport se "Kemi nevojë për më shumë prova", Çelik tha se raportet e këtilla nuk duhet përgatiten njëanshëm.
"Edhe në Parlamentin e Turqisë atë natë kishte deputetë të qeverisë dhe opozitës të cilët kishin luftuar nën bomba. Kur përgatiten raportet e këtij lloji takohuni me deputetët tonë, qoftë nga AK Partia qoftë nga partitë opozitare dhe përgatitni raport të përbashkët. Çështjet për të cilat jeni dakord dhe ato që nuk jeni të diskutohen në mënyrë të qartë. Askush nuk mund të zotëroj në detaje më mirë se ne kur përgatiten këto raporte. Por mos të na dëgjojnë vetëm neve. Le t'i dëgjojnë edhe shokët tanë deputetë nga partitë opozitare, të gjithë ata, që atë natë në mënyrë heroike e mbrojtën parlamentin kundër bombardimit. Në raportet e këtij lloji, ose nuk merren aspak mendimet tona, ose pasi që të merren lihen anash dhe shkruhen njëanshëm", u shpreh Çelik.
Ömer Çelik, tregoi se me masat e marra pas 15 korrikut një pjesë e madhe e rrezikut të cilin FETO dëshironte ta shkaktonte nëpërmjet tentativës për grusht shteti e kanë eliminuar.
Çelik duke thënë "Por askush mos të mendoje se rreziku ka përfunduar", tha se FETO është një organizatë e cila bazohet në fshehtësi të plotë duke e fshehur identitetin dhe se gjithkush duhet të jetë vigjilent ndaj kësaj.