Ercan Canbolat
19 Qershor 2017•Përditësim: 19 Qershor 2017
ANKARA (AA) – Kryenegociatori dhe ministri turk për Çështjet e Bashkimit Evropian, Ömer Çelik, dënoi sulmin terrorist islamofobik të realizuar në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, Londër, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministri turk, në llogarinë e tij në Twitter ka ndarë mesazhin se "Dënojmë fuqimisht sulmin në Xhaminë Finsbury Park në Londër".
Duke shprehur solidaritetin me viktimat e terrorizmit, Çelik tha se bota do të jetë një vend më i sigurtë kur të gjithë së bashku veprojnë kundër terrorizmit, ekstremizmit, islamofobisë, ksenofobisë (frika-urrejtja nga/për të huajt) dhe të gjitha llojeve të antisemitizmit.
Një person ka humbur jetën dhe dhjetë të tjerë u plagosën në incidentin e mbrëmshëm, i cili ndodhi në afërsi të një xhamie në veri të Londrës, ku pas namazit të teravisë një sulmues me makinë përplasi një turmë të këmbësorëve.