ANKARA (AA) - Kryeministri turk, Ahmet Davutoğlu në kanalin "CNN International" i është përgjigjur pyetjeve të gazetares, Christiane Amanpour, duke folur për zhvillimet aktuale. Kreu i qeverisë turke ka pohuar se kriza e Sirisë duhet të zgjidhet në mënyrë gjithëpërfshirëse Ai ka deklaruar se: "Ne pothuajse çdo ditë ose në shumë ditë të javës brenda koalicionit ndërmarrim operacione ajrore kundër DAESH-it. Por kjo është e pamjaftueshme. Ne këtë vëmë re. Tani ashtu siç i kemi propozuar që prej disa muajsh aleatëve tanë ne propozojmë sërish që të krijohet një zonë e sigurtë dhe të largojmë larg DAESH-in nga kufijtë tanë", raporton Anadolu Agency (AA).
Ndërsa në lidhje me pyetjen për rrëzimin e avionit rus të udhëtarëve i cili është marrë përsipër nga organizata terroriste DAESH, Davutoğlu u shpreh se ky është një krim i madh i kryer ndaj njerëzisë dhe ka theksuar se: "Ky nuk ishte një sulm vetëm kundrejt avionit rus, por kundrejt të gjithëve".
Davutoğlu ka tërhequr vëmendjen se krizat nëse nuk zgjidhen nga ndonjë vend i përcaktuar apo brenda rajonit është shumë e vështirë që të parandalohen të përhapen edhe në vendet e tjera dhe ka shtuar se "për këtë arsye është pikërisht koha e përshtatshme për vepruar së bashku".
- Operacioni tokësor kundër DAESH-it-
Ndaj pyetjes nëse do të ndërmarrë Turqia operacione tokësore në luftën kundër DAESH-it në Siri, Davutoğlu u shpreh se: "Forca tokësore është një situatë që të flasim dhe ta shkëmbejmë së bashku. Kemi nevojë për një strategji të integruar që të përfshin operacionet ajrore dhe tokësore. Por Turqia nuk mund të marrë përsipër e vetme këtë barrë. Nëse koalicioni ka një strategji të integruar shumë mirë, Turqia është e gatshme të marrë rolin e saj në çdo kuptim".
Duke iu referuar operacionit tokësor, Kryeministri i Turqisë u shpreh se ka nevojë për një strategji të integruar. “Në të kundërt nëse vazhdojnë boshllëqet në fushë teksa ndërmerren operacione tokësore kundër DAESH-it, do të shkaktojë daljen e grupit terrorist tjetër në vend të DAESH-it. Krizën e Sirisë duhet ta zgjidhim në mënyrë gjithëpërfshirëse".
Kryeministri turk Ahmet Davutoğlu tha ndër të tjera se: "Nëse SHBA-të duan ti armatosin kurdët të cilët do luftojnë kundër DAESH-it ne jemi të gatshëm, por jo terroristët e PKK-së. Të gjithë e dinë se PKK-ja është një organizatë terroriste e cila i sulmon qytetet, fshatrat dhe popullin tonë civil, dhe duhet ta kuptojnë se ne aspak nuk do të tolerojmë ndihmat ndaj grupeve të cilat janë në lidhje me PKK-në në Siri dhe Irak, dhe do të bëjmë gjithçka për t'i ndaluar këto".
Në pyetjen nëse ata që e mbrojnë një proces transicioini në Siri me Bashar al-Asadin, Davutoğlu tha se aleatët e SHBA-ve dhe të Turqisë nuk janë në të njëjtin mendim. Ai vazhdoi duke theksuar se: "Pyetja e vërtetë është se Asadi si dhe kur do të shkojë, e jo si dhe sa do të rrijë. Zgjidhja është mjaft e hapur. Një ditë miliona refugjatë sirianë duke menduar se ka paqe në vendin e tyre do të vendosin që të kthehen. Por nëse në Damask vazhdon pushteti i Asadit, nuk mendoj se refugjatët sirianë do të kthehen. Ka nevojë për një strategji nga gjithë shtetet, por për sirianët më e rëndësishme është se çka është drita në fund të tunelit".
- "Nuk do ta tolerojmë asnjë ndihmë që do ti bëhet PKK-së"-
Në pyetjen se pse Turqia është e ndjeshme për mbështetjen e PYD-së nga SHBA-të kundër DAESH-it në Siri Davutoğlu theksoi se kurdët dhe PYD-ja duhet të shikohen veçmas ndërmjet tyre.
Për komentin e Amanpourit se "Në fushë luftëtarë të vetëm janë forcat e PYD-së, vetëm ata duan të luftojnë”, Davutoğlu tha se: "Kjo nuk është e vërtetë. Për shembull edhe Ushtria e Sirisë së Lirë lufton kundër DAESH-it. Mund ti armatosim ato. Rusët bombardojnë Ushtrinë e Sirisë së Lirë, por në fushë ka një grup tjetër të kurdëve, Peshmergët. Që ta shpëtojmë Kobanin nga DAESH-i i hapëm kufijtë tona për Peshmergët. Përmes Turqisë shkuan në Kobani dhe e shpëtuan atë vend. Nëse SHBA-të duan ti armatosin kurdët të cilët do luftojnë kundër DAESH-it ne jemi të gatshëm, por jo terroristët e PKK-së. Nëse duan ti armatosin grupet e Barzanit ose Peshmergët në Irak, dhe nëse duan ti ndihmojnë ata që të kalojnë në Siri për të luftuar kundër DAESH-it, ne jemi të gatshëm për ndihmë. Të gjithë e dinë se PKK-ja është një organizatë terroriste e cila i sulmon qytetet, fshatrat dhe popullin tonë civil, dhe duhet ta kuptojnë se ne aspak nuk do të tolerojmë ndihmat ndaj grupeve të cilat janë në lidhje me PKK-në në Siri dhe Irak, dhe do të bëjmë gjithçka për t'i ndaluar këto".
- "Fjalët kyç janë sinqeriteti, mirësjellja dhe stabiliteti"-
Për pyetjen se AK Partia ka rritur përqindjet e votave në zgjedhjet parlamentare më 1 nëntor Davutoğlu tha se: "Luftuam kundër terrorizmit dhe morëm masa ekonomike. Përgatitëm deklaratën e re të zgjedhjeve. Pavarësisht këtyre, fjalët kyç janë sinqeriteti, mirësjellja dhe stabiliteti".
Në pyetjen se "Ka kritikë ndaj presidentit Recep Tayyip Erdoğan në vend dhe jashtë vendit" kryeministri i Turqisë tha se: "Të gjithë mund të na kritikojnë, por kjo nuk pasqyron realitetin".
Davutoğlu i cili theksoi se pjesëmarrja në zgjedhjet ka qenë 85 përqind dhe se gati gjysma e tyre kanë votuar për AK Partinë, për kritikat "autoritarizëm" tha se: "Në zgjedhje morën pjesë 20 parti politike. Çdokush e shfaqi pozicionin e vet në politikë. Nuk u pengua askush që të bëjë diçka".
Davutoğlu në lidhje me lirinë e shtypit në Turqi tha se: "Kur isha akademik në vitin 1990, isha gjithashtu edhe kolumnist. Liria e shtypit dhe liria intelektuale janë linjë e kuqe për mua. Nëse bëhet një sulm ndaj një gazetari, kolumnisti ose intelektuali unë do t'i mbroj ata. Garantoj për këtë. Por do t’ju jap një shembull dhe ky shembull nuk ka aspak lidhje me fyerje ndaj presidentit. Një revistë më 2 nëntor u shpall me titull ‘Do të nisë luftë civile’. A është kjo gazetari ose provokim?".
- "Do të njoftojmë reforma të reja në 2 javët e ardhshme"-
Davutoğlu theksoi reformat e reja ekonomik dhe politike do ti njoftojmë në 2 javët e ardhshme.
Në lidhje me sistemin presidencial Davutoğlu tha se: "Ne kurrë nuk kemi thënë më shumë fuqi. Sot, nuk e kemi maxhorancën në parlament për ta ndërruar kushtetutën. Për kushtetutën e re do të takohem me gjithë liderët e partive politike".
Në pyetjen se pse duhet të ndërrohet kushtetuta Davutoğlu tha se: "Ne duam një sistem më të hapur. Sistemi aktual nuk funksionon mirë sepse është produkt i grusht shtetit. Si kryetari i përgjithshëm i partisë qeveritare do të takohem me të gjithë liderët e opozitës për një kushtetutë të re e cila përmban të drejtat individuale, liritë, pluralizmin dhe ndarje të pushtetit. Nëse sistemi presidencial në SHBA nuk është autoritar, edhe sistemi presidencial në Turqi nuk do të jetë autoritar. Nëse sistemi parlamentar në Gjermani nuk është autoritar edhe në Turqi sistemi parlamentar nuk do të jetë autoritar. Problemi kryesor nuk është sistemi, por është mentaliteti. Kulturë e re politike, diskurs i ri politik, qasje e re politike, kjo është Turqia e re. Gjithkush do të shikojë. Natyrisht krejt kanë të drejtë të shikojnë. Ne do të bëjmë, ju do të shikoni".
news_share_descriptionsubscription_contact
