Hatice Özdemir
17 Shkurt 2016•Përditësim: 17 Shkurt 2016
ANKARA (AA) - Kryeministri turk, Ahmet Davutoğlu, për shkak të shpërthimit në Ankara ka anuluar vizitën e tij në Bruksel, raporton Anadolu Agency (AA)
Kryeministri Davutoğlu gjatë daljes pas takimit të Bordit të Lartë të Shkencës dhe Teknologjisë ka pohuar se: "Informacionet më kanë ardhur, do të shohim". Më pas kryeministri Davutoğlu ka mbërritur në Qendrën e Përgjithshme të AK Partisë ku dhe ka marrë informacione në lidhje me shpërthimin.
Pas 30 minutash kryeministri Davutoğlu është drejtuar drejt rezidencës presidenciale për të marrë pjesë në takimin e sigurisë i cili do të mbahet nën drejtimin e presidentit, Recep Tayyip Erdoğan.
Ndër të tjera mësohet se është anuluar vizita që Davutoğlu do të mbante këtë mbrëmje në Bruksel.