Erdoğan Çağatay Zontur
03 Qershor 2020•Përditësim: 04 Qershor 2020
Forcat turke të sigurisë neutralizuan dy terroristë të YPG/PKK-së në lindje të Turqisë, bëri të ditur sot ministri i Brendshëm i këtij vendi, Süleyman Soylu, raporton Anadolu Agency (AA)
"Përveç tre terroristëve që u neutralizuan tre ditë më parë në periferi të Bitlisit, dy terroristë të tjerë janë neutralizuar sot. Operacionet janë duke u zhvilluar", tha Soylu në Twitter.
Në fushatën e saj mbi 30 vjeçare terroriste kundër Turqisë, PKK, e renditur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40,000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje. YPG është nëndega siriane e PKK-së.