Erdal Türkoğlu
20 Janar 2016•Përditësim: 21 Janar 2016
HATAJ (AA) - Dy ushtarë të regjimit të Asadit nga Mali Turkmen (Türkmendağı) në zonat periferike të Latakias në Siri janë strehuar në Turqi pasi kanë hyrë nga rajoni Yayladagı në Hataj, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra mësohet se mbrëmë dy persona nga një pikë kontrolli i forcave të regjimit kanë mbërritur në kufirin Yayladagi.
Nga hetimet e kryera, thuhet se dy ushtarët e strehuar tek forcat kufitare turke, është vërtetuar se ata janë ushtarë që luftojnë në anën e regjimit dhe se janë strehuar në Turqi për të shpëtuar nga ushtria.
Ndër të tjera bëhet e ditur se ushtarët iu dorëzuan forcave të sigurisë.