Furkan Naci Top
27 Prill 2016•Përditësim: 28 Prill 2016
LESBOS (AA) - Në kuadër të marrëveshjes mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian (BE) nga ishulli Lesbos i Greqisë dërgohet me avion në Turqi grupi i parë i sirianëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas marrëveshjes 12 persona nga të cilat 4 gra dhe 2 fëmijë do të mbërrijnë në qytetin turk në Adana për t'u akomoduar në kampet e refugjatëve në Turqi.
Zëdhënësja e Frontex-it, Ewa Moncure ka theksuar se refugjatët nuk kanë bërë kërkesë për azil dhe se kanë shprehur dëshirën për t'u kthyer në Turqi. Ndërsa vihet në dukje se në avion krahas policëve të Frontex-it kanë qenë të pranishëm edhe 5 policë të Turqisë.