Deniz Çiçek Palabıyık
15 Shkurt 2018•Përditësim: 15 Shkurt 2018
ANKARA (AA) - Ministri i Zhvillimit të Turqisë, Lütfi Elvan, sot në Ankara deklaroi se vendi i tij është duke kaluar përmes një periudhe kritike sa i përket marrëdhënieve me SHBA-të, raporton Anadolu Agency (AA).
Elvan ishte mysafir në panelin editorial të AA-së në Ankara, ku iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve dhe redaktorëve të AA nga të gjitha pjesët e botës, duke komentuar edhe zhvillimet aktuale në Turqi.
Duke folur për marrëdhëniet me SHBA, Elvan ka thënë se ato po kalojnë përmes një periudhe kritike.
"Marrëdhëniet me SHBA-të ndodhen në një proces kritik. Ne jemi të vendosur në luftën kundër terrorizmit. Prandaj, do të jemi të lumtur nëse vjen deri tek ndryshimet dhe në qëndrimet e tyre", ka thënë ministri Elvan.
Në lidhje me operacionin "Dega e Ullirit", i cili po zhvillohet nga Forcat e Armatosura Turke (TSK) në veri të Sirisë për të eliminuar elementet terroriste, Elvan tha se një kufrin e Turqisë tentohet të formohet një shtet terrorist dhe se Turqia kurrë nuk do ta lejojë një gjë të tillë.
"Turqia gjithmonë ka luftuar kundër organizatave terroriste. Operacioni 'Dega e Ullirit' po vazhdon me sukses. Vendosmëria jonë në këtë plan do të vazhdojë. Këtë ia kemi bërë me dije të gjithë botës", tha Elvan.
Ministri Elvan theksoi se buxheti është krijuar duke marrë parasysh edhe operacionin "Dega e Ullirit", dhe kjo nuk do të ketë implikime negative në financa.