Aysu Biçer
18 Qershor 2021•Përditësim: 18 Qershor 2021
Turqia nuk do të devijojë kurrë nga objektivi i saj i inflacionit për hir të fitimeve afatshkurtra, deklaroi ministri i Financave të vendit, Lütfi Elvan, raporton Anadolu Agency (AA).
"Lufta kundër inflacionit është në qendër të të gjitha politikave tona", tha Elvan në një takim me biznesmenë në provincën veriperëndimore Bursa.
"Ajo që ka rëndësi për ne është qëndrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse", shtoi ai.
Banka Qendrore e Turqisë mbajti të enjten normën e interesit së bankës, e njohur gjithashtu si norma e repos një-javore të qëndrueshme në 19 për qind, për muajin e tretë pasi e rriti atë me 200 pikë bazë në mars.
Banka tha në një deklaratë se "nivelet e larta të pritjeve të inflacionit vazhdojnë të paraqesin rreziqe për lëvizjen e çmimeve dhe parashikimet e inflacionit".
Në raportin e saj të prillit, banka rriti parashikimin e inflacionit të fundvitit të vendit për këtë vit në 12.2 për qind, nga 9.4 për qind në raportin e saj të mëparshëm.
Shkalla vjetore e inflacionit të Turqisë qëndron në 16.59 për qind në maj, nga 17.14 për qind në prill, sipas të dhënave të fundit nga Instituti Turk i Statistikave (TurkStat).