Zafer Fatih Beyaz, Mümin Altaş
17 Maj 2022•Përditësim: 17 Maj 2022
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, mbërriti në Abu Dhabi, kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA).
Erdoğan u prit nga Mohamed bin Zayed, presidenti i ri i Emirateve, në Aeroportin Ndërkombëtar të Abu Dhabit.
Presidenti turk i përcolli bin Zayed-it ngushëllimet e tij për vdekjen e ish-presidentit të EBA-s, Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan, i cili ndërroi jetë javën e kaluar.
Presidenti Erdoğan shoqërohej nga ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar; nënkryetari i AK Partisë, Numan Kurtulmuş; kreu i shërbimit të inteligjencës, Hakan Fidan; drejtori i komunikimit, Fahrettin Altun; zëdhënësi presidencial Ibrahim Kalın dhe këshilltari kryesor i Presidentit, Sefer Turan.
Al Nahyan, i cili shërbeu si president i EBA-s që nga viti 2004, ndërroi jetë të premten në moshën 73-vjeçare.