Semra Orkan
26 Nëntor 2017•Përditësim: 26 Nëntor 2017
STAMBOLL (AA) - Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me mbretin e Arabisë Saudite, Selman Bin Abdulaziz Al Suud, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet e Presidencës së Turqisë mësohet se gjatë bisedës telefonike është diskutuar për çështjet rajonale, kryesisht për Sirinë, si dhe për marrëdhëniet dypalëshe.
Gjithashtu theksohet se Erdoğan ka ndarë informacione me mbretin Selman në lidhje me kërkimin e një zgjidhjeje për çështjen siriane në kuadër të procesit në Astana dhe samitit trepalësh në Soçi.