Servet Günerigök
12 Dhjetor 2015•Përditësim: 13 Dhjetor 2015
ASHGABAT (АА) – Konfliktet me viktima të mëdha civile dhe migrimet masive duhet urgjentisht të zgjidhen përmes bashkimit, deklaroi presidenti i Turqisë, Recep Tayyp Erdogan, raporton Anadolu Agency (AA).
Në vërejtjet e bëra gjatë “Konferencës për neutralitet” të mbajtur në kryeqytetin turkmen Ashgabat, sot, presidenti turk Recep Tayyp Erdogan tha se “Konfliktet kanosin paqen dhe stabilitetin, si dhe pasigurinë që me vete bartin këto konflikte, në mënyrë të pakushtuëzuar ndikojnë në të gjitha vendet”.
“Dëshiroj që këto konflikte, të cilat kanë dimensione humanitare me viktima civile dhe migrime masive, urgjentisht të zgjidhen në kuadër të ligjeve dhe bashkëpunimit ndërkombëtar”, tha presidenti Erdogan.
Ai bëri thirrje bashkësinë ndërkombëtare dhe institucionet që të marrin përgjegjësi, duke shtuar se bota do t’i tejkalojë konfliktet e ardhshme përmes unitetit.
Erdogan, po ashtu, potencoi “rëndësinë e veçantë” të lidhjeve mes Turqisë dhe Turkmenistanit.
“Historia e rrënjosur dhe vlerat tona të përbashkëta që i kemi me Turkmenistanin krijojnë bazë të fortë për marrëdhëniet tona dhe unë besoj se këto marrëdhënie do të vazhdojnë të forcohen në periudhën e ardhshme”, shtoi ai.
“Ditën e neutralitetit” e njeh dhe e mbështet statusin e shpallur për neutralitet të përhershëm të Turkmenistanit. Sivjet përfundojnë 20 vite nga kjo ngjarje.
Turqia ishte vendi i parë që njohu Turkmenistanin, e cila shpalli pavarësinë e vet më 27 tetor të vitit 1991, dhe e para emëroi amabsador në Ashgabat.
Vizita e kaluar e Erdoganit në Turkmenistan ishte më 15 gusht të vitit 2013, në kohën kur ishte kryeministër i Republikës së Turqisë. Vizita e tanishme është vizita e parë në Turkmenistan në cilësinë e presidentit të Turqisë.