Sefa Mutlu
30 Maj 2016•Përditësim: 31 Maj 2016
STAMBOLL (AA) - Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan në fjalimin e mbajtur gjatë një aktiviteti për dorëzimin e banesave në kuadër të projektit të rindërtimit të Bashkisë Esenler, tha: ''Edhe unë jam i shqetësuar për ngjarjet në Paris. Dënoj dhunën e policisë franceze, dënoj gjithashtu edhe median perëndimore që nuk i pasqyron këto ngjarje", raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti Erdoğan në vijim të fjalës së tij shprehet: "Sot Parisi dhe Brukseli janë në flakë. Edhe në qytete të tjera të Perëndimit ka protesta dhe ngjarje të ngjashme. Medaiat të cilat ngjarjet e Stambollit i transmetonin direkt dhe pandërprerë, në këto ngjarje sillen si qorra, shurdhë dhe memecë.''
Duke hedhur kritika ndaj atyre që përdorën ngjarjen e parkut Gezi për të shpërthyer protesta Erdoğan tha: "Ata të cilët i quajtën këto projekte si vetëm një përçartje, le të vijnë dhe të shohin se çfarë bëhet këtu. Të krahasojnë gjendjen e mëparshme dhe atë aktualen të kësaj lagjeje. Por ato nuk kanë një problem të tillë. Ata dinë vetëm të akuzojnë. Le të vijnë të shohin me sytë e tyre se si ato rrugë të vjetra, shtëpi të shtrembëruara janë kthyer në vendbanime moderne. Ata kanë veshë, por nuk dëgjojnë. Kanë gjuhë, por nuk e thonë të vërtetën. Mësimin më të mirë atyre do t'jua jepni ju. Ju që i besoni demokracisë së vërtetë."