Servet Günerigök
31 Maj 2016•Përditësim: 31 Maj 2016
ANKARA (AA) – Një ushtar ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra gjatë përleshjeve me terroristët e PKK-së në juglindje të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të publikuar në ueb faqen e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë turke thuhet se dy ushtarë janë plagosur gjatë përleshjeve me terroristët e PKK-së në qarkun Semdinli të provincës Hakkari.
"Të plagosurit menjëherë u dërguan në spital, por njëri nga të plagosurit rëndë ra dëshmor përkundër përpjekjeve për ta mbajtur gjallë”, thuhet në njoftim.