İsmail Özdemir
14 Prill 2016•Përditësim: 14 Prill 2016
STAMBOLL (AA) - Ndahen për shtypin pamjet e darkës që Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan organizoi në jahtin presidencial Savarona për liderët e shteteve dhe qeverive që marrin pjesë në Samitin e 13-të të Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OIC), raporton Anadolu Agency (AA).
Në pamje paraqitet gjithashtu edhe fjalimi që Erdoğan ka mbajtur për pjesëmarrësit ku pasi ka shprehur kënaqësinë që me rastin e samitit ndodhet sëbashku me liderët, ka prezantuar edhe urën e 3-të të Bosforit për të pranishmit.
Erdoğan në fjalën e tij u shpreh: "Është kënaqësia më e madhe që me rastin e Samitit të 13-të liderëve të Organizatës tonë për Bashkëpunim Islamik këtë darkë të ndodhemi sëbashku në ngushticën e Bosforit, që pranohet si një prej vendeve të rralla të Stambollit. Siç e vëreni në të djathtën time ndodhet Azia dhe në të majtën Europa. Ndoshta kjo është një gjë e rrallë në botë. Kemi lënë nga mbrapa dy urat që lidhin dy kontinente dhe po i afrohemi urës së tretë e cila është duke u ndërtuar dhe të cilën me shpresën e Allahut hapjen e sajë do ta kryejmë më 26 gusht. Në këtë mënyrë do të lidhim Azinë me Europën me 3 ura. Por në urën e tretë ka një veçori ku në mesin e 4 korsive vajtje dhe 4 ardhje do të formojmë rrugën lidhëse deri në Pekin të trenit me shpejtësi të lartë. Ne kemi ndërmarrë një hap të tillë".
Ndër të tjera Erdoğan ka pohuar se dy anët e kontinenteve bashkohen edhe me Marmaray, që ka tejkaluar shifrën e 130 milionë përdoruesve.