Fırat Özdemir
02 Janar 2018•Përditësim: 03 Janar 2018
ERZURUM (AA) – Turqia edhe për këto festa të fundvitit ishte destinacion i popullarizuar për shumë turistë vendor dhe të huaj. Pritjet publike për vitin 2018 u organizuan në mbarë vendin, ndërsa Stambolli tashmë përgjatë viteve është një nga destinacionet më të popullarizuara për pritjen e Vitit të Ri, raporton Anadolu Agency (AA).
Argëtimi ka vazhduar edhe ditët në vazhdim, ku secili ka mund të gjejë diçka për vete. Disa vendosën të notojnë në Antalia-n e ngrohtë, ku dje temperatura e ajrit ishte 18 gradë, ndërsa të tjerët kënaqeshin në skijimin në Erzurumin e ftohtë.
Turistët, por edhe banorët në Antalia vendosën të kënaqen në diell përgjatë plazhit Konyaalti. Notuesit theksuan se dielli, deti dhe plazhi kanë vlerë të veçantë gjatë dimrit.
Për ata që mendojnë se dimrit më shumë i përshtatet bora dhe temperaturat e ulëta, Erzurum dhe Paladoken ishin zgjedhja ideale.
Temperatura e ajrit ka qëndruar në dy gradë mbi zero, për shkak të cilës të rinjtë, por edhe ata në moshë kënaqen gjatë skijimit.
Turisti Caglar Yavas tha se ka bërë ski edhe në qytetet tjera, por shtigjet dhe rrethimi më të mira janë në Erzurum.
“Të gjitha pjesët e Turqisë kanë diçka që i bën të bukura. Ne zgjedhim skijimin. E bukur është edhe Antalia. Atje notojnë, ne këtu bëjmë ski”, tha Yavas.