Muhammed Ali Toruntay
25 korrik 2019•Përditësim: 26 korrik 2019
Forcat e Armatosura të Turqisë kanë neutralizuar 3 terroristë në rajonin Metina në veri të Irakut, në koordimin me ofensivën antiterroriste "Kthetra" që filloi në maj, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria turke e Mbrojtjes njofton se terroristët janë neutralizuar pas një operacioni ajror të avionëve turq, gjatë të cilit janë goditur edhe pozicione armësh, bunkerë dhe strehimore të organizatës terroriste PKK.
Operacioni antiterrorist "Kthetra" zhvillohet nga 27 maji në rajonin Hakurk në veri të Irakut, me pjesëmarrjen e njësive artilerike, avionëve të Forcave Ajrore dhe komandove si dhe mbështetjen e helikopterëve "Atak".
Në fushatën e saj më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë.