Haydar Hadi
26 Mars 2016•Përditësim: 26 Mars 2016
BAGDAT (AA) - HAYDAR HADI - Organizata terroriste, DAESH nuk ka bërë rezistencë kundër forcave ushtarake irakiane pas fillimit të sulmit të Musulit të enjten, ndërkohë specialistët janë të mendimit që ky nuk është operacioni i madh me të cilin synohet marrja e qendër së Musulit, shkruan Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Komandës Qendrore të Operacioneve të Përbashkëta, Jahja Resul tha për gazetarin e AA-së se nuk dihet koha se kur mund të mbarojë ky operacion në terren. ''Jemi duke luftuar kundër një armiku të çrregullt që përdor civilët për mburojë, ngre kurthe me mina si dhe kryen sulme vetëvrasëse me autobomba'' ka shtuar ai.
Resul në fjalën e tij ka thënë gjithashtu se DAESH-i nuk ka bërë shumë rezistencë në terren kundër forcave të sigurisë irakiane, por ka përdorur më shumë metodën e kurtheve më bomba në rrugë.
Ndërkohë komandanti për arsye sigurie nuk dha detaje mbi numrin e ushtarëve që marrin pjesë në këtë operacion.
- ''Nuk është operacioni i pritur''
Ndërkohë që operacioni i nisur nga ushtria irakiane ka hyrë në ditën e tij të tretë, ekspertët thonë që ky është vetëm një ''përgatitje'' për operacionin e madh.
Abdulkerim Halaf, një nga ekspertët e ushtrisë irakiane thotë: ''Synimi i këtij operacioni është fuqizimi i pozicioneve të ushtrisë irakiane si dhe pengesa e DAESH-it në dislokimin e tij në disa zona të caktuara''.
Halaf mbron idenë se marrja nën kontroll të rrethinave të lumit Dixhle dhe disa male në jug të Musulit mund të jetë e rëndësishme, por ky operacion thotë ai nuk është operacioni i madh për marrjen e Musulit.
Për shkak të presionit të SHBA-së ndaj Kryeministrit Hajdar el-Ibadi fillimi i këtij operacioni ishte i hershëm thotë Halaf dhe më tej thekson se për operacionin e madh duhen më shumë përpjekje dhe ushtarë.
Halaf në fjalën e tij tha gjithashtu se milicët Shiit duan të jenë pjesë e këtij operacioni në rajonet e jugut të Musulit. Ndëkrohë ai thekson gjithashtu se SHBA-ja është duke ndihmuar me artileri të rëndë dhe sulme ajrore.