Zafer Fatih Beyaz
11 Qershor 2019•Përditësim: 11 Qershor 2019
Forcat e armatosura turke kanë neutralizuar së paku dhjetë pjesëtarë të organizatës terroriste PKK/YPG në veri të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Turqisë bëri të ditur se forcat turke kryen një operacion të gjerë antiterrorist në vendin Tal Rifat dhe neutralizuan së paku dhjetëra terroristë.
Në njoftim theksohet se sulmet e ashpra janë kryer në një fole terroriste të sapo zbuluar prej të cilës më 9 qershor u krye sulm terrorist në të cilin në Afrin u vra një ushtar turk.
PKK është një organizatë terroriste e cila gjendet në listën e grupeve terroriste në Turqi, BE dhe SHBA.
Në fushatën e saj terroriste mbi 30 vjeçare kundër Turqisë, PKK ka qenë përgjegjës për vdekjen e rreth 40,000 njerëzve, duke përfshirë gratë dhe fëmijët.