28 prill 2016•Përditësim: 29 prill 2016
ANKARA (AA) - Zgjatimi i organizatës terroriste PKK në Siri, PYD, pasi i ka vendosur prapa një mauneje, i ka shëtitur në rrugët e Afrin-it trupat e pajetë të anëtarëve të Ushtrisë së Lirë Siriane që i kishte vrarë gjatë konflikteve në veri të Halepit, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale dhe komandantët e Ushtrisë së Lirë Siriane, ditën e djeshme në fshatin Ajn Dakna mes forcave të Ushtrisë së Lirë Siriane dhe PYD të cilat ndodhen në rajonin Tel Rifat në Halep ka pasur një konlikt të armatosur i cili ka zgjatur përafërsisht 10 orë.
Sulmi i forcave të Ushtrisë së Lirë Siriane të cilët zhvilluan një operacion për të rimarrë fshatin Ajn Dakna, i cili ndodhej nën kontrollin e PYD-së që nga muaji shkurt, u zmbraps nga forcat e PYD-së.
Megjithatë, më pas, afërsisht 50 trupat e forcave të Ushtrisë së Lirë Siriane të vrarë në konflikt dhe të cilët përbëheshin tërësisht nga banorë arabë lokalë, PYD i solli në rajonin Afrin që ndodhet në afërsi të kufirit me Turqinë.
Një banor nga Afrini i cili ka dhënë informacion në telefon për gazetarin e AA-së, ka shpjeguar se militantët e PYD-së në një autokolonë në qendër të qytetit i kanë vendosur trupat e pajetë të forcave të Ushtrisë së Lirë Siriane dhe i kanë shëtitur nëpër rrugët e Afrinit.
Militantët gjithashtu për t’u mburrur, këto pamje i kanë publikuar nëpër llogaritë e mediave sociale të afërta me PYD-në.
Tel Rifat dhe Ajn Dakna shkurtin e kaluar patën kaluar nën kontrollin e PYD-së. Ndërkaq, forcat e Ushtrisë së Lirë Siriane, duke rimarrë fshatrat që i përkasin arabëve, synonte të përparonte drejt Tel Rifat-it.
Forcat e Ushtrisë së Lirë Siriane që u përplasën me PYD-në përbëheshin nga luftëtarët e Xhejshu'l Sunne, Sukur el-Xhebel dhe Brigada Fetih, si dhe disa luftëtarë nga Ahraru‘sh Sham.
Burimet lokale kanë tërhequr vëmendjen se një pjesë e madhe e anëtarëve të forcave të Ushtrisë së Lirë Siriane që kishin humbur jetën në konflikte ishin banorë lokalë të rajonit Tel Rifat dhe se në rajon nuk ndodhet popullatë kurde.