Ayşe Şensoy Boztepe
14 dhjetor 2018•Përditësim: 14 dhjetor 2018
ANKARA (AA) - Forcat e Amratosura të Turqisë (TSK) kanë neutralizuar 21 terroristë në kuadër të operacioneve antiterroriste brenda dhe jashtë Turqisë në periudhën mes datave 7 dhe 13 dhjetor, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gjatë operacioneve të forcave turke brenda dhe jashtë vendit janë shkatërruar municione dhe armatime të rënda të organizatës terroriste PKK.
Forcat e sigurisë gjithashtu shkatërruan 18 pozicione armësh të përdorura nga terroristët, strehumore dhe depo, tha ministria.
Ministria njoftoi se mbi 30 objektiva terroriste janë goditur gjatë operacionit të djeshëm të forcave turke në Sinxhar, bazën e terroristëve në veri të Irakut, dhe në Malin Karaxhak.