Muhammed Nuri Erdoğan
18 Shtator 2019•Përditësim: 18 Shtator 2019
Ushtria turke ka neutralizuar dy terroristë të PKK-së në rajonin Zap në veri të Irakut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Terroristët janë neutralizuar përmes një operacioni ajror i cili është kryer në kuadër të ofensivës së vazhdueshme antiterroriste Kthetra-3.
Gjatë operacionit, forcat turke kanë shkatërruar po ashtu pozicione armësh, bunkerë dhe strehimore të organizatës terroriste PKK.
Ndryshe, më 27 maj, Turqia nisi operacionin e madh antiterrorist "Kthetra" kundër organizatës terroriste PKK në veri të Irakut, ndërsa më 13 korrik u lançua operacioni "Kthetra 2" dhe më 24 gusht "Kthetra 3", si vazhdimësi e operacionit të parë.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e pothuajse 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë.