Tutku Şenen
24 Nëntor 2016•Përditësim: 24 Nëntor 2016
STAMBOLL (AA) – Një gjykatë e Stambollit ka liruar të enjten 11 të dyshuar të cilët ishin nën hetime për lidhjet e tyre me organizatën terroriste FETO, raporton Anadolu Agency (AA).
Të arrestuarit hetoheshin për financim të organizatës FETO. “Gjykata e 3-të e Anadollit për Krim urdhëroi që të dyshuarit të mbeten nën mbikëqyrje gjyqësore”, tha për AA një burim gjyqësor në kushte anonimiteti.
Gjithsej 120 të dyshuar ishin arrestuar në vazhdën e një hetimi kundër kompanisë “Akfa Holding” dhe 44 filialeve të saj dhe kompanisë Yeni Magazacilik.
Deri më sot, autoritetet kanë arritur të arrestojnë 102 të dyshuar.
Organizata terroriste FETO, të cilën e udhëheq Fetullah Gylen, me infiltrimin e anëtarëve në të gjitha institucionet e shtetit turk tashmë disa vite ka punuar për përmbysjen e pushtetit legal dhe legjitim në këtë vend.
Akti i fundit konkret i kësaj organizate ndodhi më 15 korrik, kur pjesëtarët e ushtrisë turke të besuarit e Gylenit tentuan të kryejnë grusht shteti, ndërsa i parandaloi populli që doli në rrugë dhe policia.