Yıldız Aktaş
14 Nëntor 2015•Përditësim: 15 Nëntor 2015
ANKARA (AA) - Kryetari i Çështejeve Fetare të Turqisë, Mehmet Görmez, në lidhje me sulmet terroriste në Paris ka deklaruar se këto sulme nuk janë kryer vetëm ndaj një vendi, rajoni, kontinenti, por janë kryer ndaj të gjithë njerëzimit, të cilët lartësojnë vlerat e njerëzimit në tokë dhe sipas tij ndaj të gjithë atyre që pranojnë paqen si një vlerë. Me këtë rast ai ka shprehur ngushëllimet ndaj Francës dhe të gjithë familjes së njerëzimit, raporton Anadolu Agency (AA).
Görmez, ka marrë pjesë në forumin me temë "Identiteti, Përfaqësimi, Memorja" i cili është mbajtur me bashkëpunimin e Qendrës Rinore, Gratë dhe Familja të Vakëfit të Çështjeve Fetare (TDV KAGEM) dhe të Fondacionit për Politike, Kërkime Ekonomike dhe Shoqërore (SETA) në sallën e konferencave të Vakëfit të Çështjeve Fetare të Turqisë.
Kryetari i Çështejeve Fetare të Turqisë, në fjalimin e mbajtur në hapjen e forumit ka vënë në dukje se një mizori e ngjashme me atë të ndodhur një muaj më parë në Ankara ka ndodhur mbërmjen e djeshme në Paris, dhe ka shtuar. Ai ka shtuar se: "Dëshiroj të shpreh se këto sulme nuk janë kryer vetëm ndaj një vendi, rajoni, kontinenti, por janë kryer ndaj të gjithë njerëzimit, të cilët lartësojnë vlerat e njerëzimit në tokë dhe ndaj të gjithë atyre që pranojnë paqen si një vlerë. Me këtë rast shpreh ngushëllimet kryesisht ndaj Francës dhe të gjithë familjes së njerëzimit dhe Unë i lutem krijuesit 'që të ruajë të gjithë njerëzinë nga këto të këqija'".
"Ata që kryejnë këto lloj sulmesh jo njerëzore, ata që i drejtojnë këto dhe ata që i përdorin si mashë haptazi në sy të gjtihë njerëzisë, sigurisht që ato nuk kanë respekt për Allahun dhe nuk kanë lidhje me asnjë komunitet . Gjithashtu nuk bëhet fjalë që të jenë anëtarë të ndonjë feje. Por si një musliman dhe si kreu i një institucioni fetar mendoj se është akoma edhe më e rëndë se të gjitha këto mizori të kryera, që përmes dhunës dhe terrorit të këtyre rrjeteve terroriste të diskretitohet një fe e cila sjell mëshirë për njerëzinë, të diskretitohet pejgamberi dhe njerëzit që i përkasin kësj feje" ka theksuar ndër të tjera Görmez.
- "Një identitet që shkatërron të gjitha përkatësitë është vrastar edhe sikur të jetë identitet fetar"-
Görmez duke u shprehur se në bazën e shumë konflikteve etnike, fetare, sektare qëndron "kriza e identitetit", ai ka shpjeguar se në bazën e të gjithë përkatësive qëndron feja dhe feja i njeh mundësinë e të gjitha përkatësive. Ai ka shtuar më tej se "një identitet që shkatërron të gjitha përkatësitë është vrastar edhe sikur të jetë identitet fetar dhe është në kundërshtim me dëshirën e Allahut".