Kemal Karadağ
28 Prill 2017•Përditësim: 28 Prill 2017
ANKARA (AA) - Ushtria turke ka njoftuar se pas një sulmi me predha në drejtim të postës kufitare Aksoy në Xhejlanpënar të Shanllëurfa-s, forcat e sigurisë kanë neutralizuar 11 terroristë, në mesin e të cilëve 3 ishin përdoruesit e raketa hedhësve, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Turqisë, thuhet se gjatë ditës së sotme, një grup terroristësh kanë lëshuar disa predha në drejtim të postës kufitare Aksoy në qytezën Xhejlanpënar të Shanllëurfa-s. Predhat janë hedhur nga një zonë e pushtuar nga organizatat terroriste PYD/PKK/YPG.
Ndërkohë ushtria turke ka njoftuar se duke u bazuar në të drejtën e saj për vetëmbrojtje, forcat e sigurisë i janë kundërpërgjigjur zjarrit, duke bërë të mundur neutralizimin e 11 terroristëve, 3 prej të cilëve ishin përdoruesit e raketa hedhësve.
Në deklaratë thuhet se bashkë me terroristët është shkatërruar edhe mjeti i armatosur.
Ndërkohë ushtria turke ka njoftuar se edhe gjatë ditës së djeshme ka patur sulme me predha në drejtim të postave kufitare dhe ka theksuar se forcat e sigurisë i janë kundër përgjigjur dhe si rrjedhojë 7 terroristë janë neutralizuar.