Burcu Çalık
28 Prill 2017•Përditësim: 28 Prill 2017
ANKARA (AA) – Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan i cili është ftuar nga Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin më 3 maj do të udhëtojë në Rusi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Zyra për Komunikim të Presidencës bëhet e ditur se presidenti turk Erdoğan, si i ftuar nga presidenti rus Putin më 3 maj do të udhëtojë në qytetin Soçi të Rusisë.
Gjatë takimeve të cilat do të zhvillohet në kuadër të kësaj vizite pritet që të bisedohet lidhur me marrëdhëniet bilaterale mes Turqisë dhe Rusisë si dhe për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, duke filluar nga ajo e Sirisë.