Ahmet Gençtürk
26 Shtator 2022•Përditësim: 27 Shtator 2022
Agjencia Kombëtare e Inteligjencës turke (MIT) ka "neutralizuar" një nga operativët e lartë të PKK-së në Sirinë veriore, njoftuan burimet e sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas burimeve të sigurisë, Mehmet Akyol njihej si komandant i operacioneve të grupit terrorist në rajonin Ayn Issa. Ai u shënjestrua në një operacion të MIT-it, njoftuan burime të sigurisë të cilat kërkuan të mbeten anonime për shkak të kufizimeve për të folur për mediat.
Autoritetet turke përdorin termin "neutralizim" për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose kapur.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Türkiye-s, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Türkiye, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40 mijë njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e PKK-së.