Ömer Ürer
01 Prill 2016•Përditësim: 02 Prill 2016
MARDIN (AA) - Në qarkun Nusaybin të qytetit juglindor të Turqisë, Mardin ku ende vazhdojnë operacionet kundër anëtarëve të organizatës terroriste PKK, përleshja mes terroristëve dhe forcave të sigurisë ku një ushtar ra dëshmorë, u incizua nga ana e kameramanit të AA-së, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas shpalljes së orës policore, vazhdojnë operacionet të nisura nga ana e ushtarëve dhe policëve në qarkun Nusaybin, për kapjen e terroristëve të PKK-së të cilët kërcënojnë sigurinë e jetës dhe pronës së qytetarëve, për ngritjen e barrikadave.
Punimet e djeshme të forcave të sigurisë në kuadër të operacioneve, janë ndjekur gjithashtu edhe nga kameramani i AA-së, Haluk Yavuzhan.