Behçet Alkan
27 Mars 2016•Përditësim: 28 Mars 2016
NEVSEHIR (AA) – Gjatë realizimit të projektit për restaurimin dhe urbanizimin e kalasë, në Nevsehir (Nevşehir) të Turqisë është zbuluar një qytet historik nëntokësor, ku Drejtoria për Ndërtimin e Banesave Publike (TOKI) ka ndalur projektin për ndërtimin e njësive banesore, ndërsa tokën ja ka kthyer autoriteteve komunale në mënyrë që të kryhen gërmime arkeologjike në atë rajon, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i TOKI-t, Ergun Turan deklaroi për AA se vendimi për anulimin e ndërtimeve të parashikuara në 450.000 metra katrorë bëhet nga shkaku i gërmimeve arkeologjike të cilat do të ndryshojnë ofertën turistike të rajonit në tërësi.
"Kishim planet që mbi sipërfaqen e qytetit të zbuluar të restaurojmë objektet e vjetra si dhe të ndërtojmë lagje të reja. Me të zbuluar gjetjet historike ne ndaluam punimet. Të vetëdijshëm për kontributin që mund të japë në ofertën turistike kjo gjetje, menjëherë anuluam projektin shumëmilionësh dhe tokën do të ja kthejmë pushtetit lokal” tha Turan.