Erdal Türkoğlu,Burak Milli
15 Dhjetor 2016•Përditësim: 15 Dhjetor 2016
HATAY (AA) - Autokolona me 25 maune që transportojnë ndihma në emër të Kombeve të Bashkuara, ka hyrë në territorin e Sirisë nga pika kufitare Cilvegözü, raporton Anadolu Agency (AA).
Maunet në të cilat brenda tyre gjenden produkte ushqimore dhe ilaçe për sirianët, pasi kanë mbërritur në rajonin Reyhanlı të qytetit Hatay të Turqisë në formë autokolone dhe pasi kanë kaluar në pikën kufitare Cilvegözü janë nisur drejt qytetit Idlib të Sirisë të shoqëruara edhe nga automjetet e OKB-së.
Ndër të tjera bëhet e ditur se edhe ditën e djeshme 22 maune me ndihma të OKB-së dhe me produkte të ndryshme kaluan në Siri.