Hasan Esen
04 Maj 2016•Përditësim: 04 Maj 2016
BRUKSEL (AA) - Anëtarët e Komisionit të Bashkimit Evropian (BE) u takuan për të diskutuar raportet e liberalizimit të vizave për qytetarët e vendeve, duke përfshirë edhe raportin për Turqinë, raporton Anadolu Agency (AA).
Mbledhja javore e drejtuar nga presidenti i Komisionit të BE-së Jean-Claude Juncker ka sjellë së bashku të gjithë anëtarët e komisionit. Në takimin i cili ka filluar në ora 10.00 do të diskutohen raportet që përfshijnë heqjen e vizave për qytetarët e Turqisë, Ukrainës, Gjeorgjisë dhe të Kosovës. Një tjetër çështje në rendin e ditës do të jenë ndryshimet e Konventës së Dublinit në lidhje me rregulloren për aplikimet për azil.