Kemal Karadağ
25 Tetor 2017•Përditësim: 25 Tetor 2017
ANKARA (AA) – Kryeministri i Irakut Haider Al-Abadi arriti në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, për një vizitë zyrtare, raporton Anadolu Agency (AA).
Abadi në aeroportin Esenboga u mirëprit nga ministri turk i Doganave dhe Tregtisë, Bülent Tüfenkci dhe zyrtarë të tjerë të vendit.
Kryeministri i Irakut Haider Al-Abadi do të takohet me Presidentitin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe Kryeminstrin e Turqisë Binali Yıldırım.
Ndryshe, burime nga Kryeministria e Turqisë më herët kanë njoftuar se në takimin Yıldırım-Abadi do të diskutohet zhvillimi i bashkëpunimit mes Turqisë dhe Irakut në mënyrë që ky bashkëpunim të kontribuojë në paqen, stabilitetin dhe sigurinë rajonale.
Në takim po ashtu pritet të diskutohen zhvillimet pas referendumit të jashtëligjshëm të organizuar më 25 shtator nga Administrata Rajonale Kurde në veri të Irakut dhe hapat e përbashkët që mund të merren në këtë aspekt.