Esra Akgün
23 Prill 2016•Përditësim: 24 Prill 2016
ANKARA (AA) - Kryeministri i Turqisë, Ahmed Davutoğlu, ia dorëzoi kolltukun e tij nxënëses fillore, Reyhan Nur Ünlü, ndërkohë që në ulëset e anëtarëve të kabinetit u ulën fëmijët e tjerë të pranishëm. Gjatë interpretimit të këngëve për 23 prillin nga "ministrat" e vegjël, Davutoğlu i quajti ata si “Këshilli muzikor i ministrave të vegjël”, raporton Anadolu Agency (AA).
Davutoğlu, në kuadër të festës së 23 prillit, të Sovranitetit Kombëtar dhe Fëmijëve, priti ministrin e Arsimit, Nabi Avcı, dhe fëmijët që e shoqëronin, në rezidencën Çankaya.
Në sallën e mbledhjeve të Këshillit të Ministrave, Davutoğlu, pasi i përshëndeti një nga një fëmijët të cilët ishin ulur në karriget e anëtarëve të kabinetit si “përfaqësues”, kolltukun e tij ia dorëzoi nxënëses fillore Reyhan Nur Ünlü.
Në mes kryeministrit dhe nxënësve u zhvilluan biseda të ndryshme. Më pas, nxënësja Rehan Nur Ünlü, nga kolltuku i kryeministrit mbajti fjalim hyrës para Këshillit të Ministrave: “Në rend dite është festa e Sovranitetit Kombëtar dhe Fëmijëve. I uroj të gjithë fëmijët e botës. Në emër të të gjithë shokëve të mi që janë pjesë e këtij Këshilli të Ministrave, uroj që të gjithë fëmijët e botës të kenë dashuri dhe vëllazëri”, tha mes tjerash ajo.
Ministri i Arsimit dhe i Bashkimit Evropian interpretuan me flaut.