Yunus Ege
23 Prill 2016•Përditësim: 23 Prill 2016
STAMBOLL (AA) - Në mesin e 29 të dyshuarve të paktën dhjetë persona janë mbajtur në paraburgim nën hetim për komplot dhe veprime të paligjshme në hetimet për kurdisjen e ndeshjeve në Turqi, ndërsa bëhet fjalë për persona të lidhur me organizatën terroriste FETO/PDY apo me lëvizjen e njohur si Hizmet, të udhëhequr nga Fethullah Gulen, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas vendimit të Prokurorisë në Stamboll, personat e arrestuar akuzohen për anëtarësim në organizatë terroriste, shkelje të privatësisë së komunikimit, krijimin dhe menaxhimin e një organizate terroriste. Njëmbëdhjetë të dyshuar janë liruar nga masa e ndalimit për t'u larguar nga territori i Turqisë, ndërsa tetë të tjerë janë liruar pa ndonjë masë ndalimi.
Në vendimin e Prokurorisë thuhet se me qëllim të veprimit të organizatës terroriste FETO/PDY në çdo nivel të shoqërisë, kanë tentuar të marrin përsipër klubin sportiv që në aspektin social dhe ekonomik ka një ndikim të madh në shoqëri.