Hüseyin Demirci
09 Shtator 2017•Përditësim: 10 Shtator 2017
KARS (AA) – Liqeni i rosave në Sarikamis të krahinës turke Kars, gjatë tërë vitit paraqet një atraksion turistik për vizitorët e vendit, por edhe të atyre nga jashtë, nga shkaku i bukurive natyrore që ka, por edhe llojeve të ndryshme të shpendëve të cilët liqenin e kanë habitat të tyre natyror, shkruan Anadolu Agency (AA).
Rreth dhjetë kilometra nga qendra e krahinës, liqeni i Karsit ofron një mundësi për gjueti dhe kultivimin e shumë llojeve të shpendëve gjatë gjithë vitit.
Para mbërritjes së vjeshtës, në liqen mund të shihni një numër të madh rosash të cilat i mësojnë më të vegjlit e tyre të notojnë, por edhe si të ushqehen.
Kasim Gunduz, i punësuar në një ndërmarrje që merret me kultivimin e peshqve në afërsi të liqenit, për AA tha se kjo pjesë paraqet një ndërlidhje natyrore të natyrës dhe qytetit.
Ai tha se Liqeni i Rosave gjatë gjithë vitit tërheq vëmendje të madhe nga shkaku i bukurisë që ndryshon në varësi nga stina. "Rosat të cilat erdhën në këtë botë dy muaj më parë, tani mësojnë të notojnë, ushqehen dhe fluturojnë. Ne i ndihmojmë të qëndrojnë duke i mbrojtur nga gjuetarët e paligjshëm", tha Gunduz.