İsmail Hakkı Demir
09 Shtator 2017•Përditësim: 10 Shtator 2017
KAHRAMANMARASH (AA) - Kalaja Merjem Çil (Geben) në qytetin juglindor të Turqisë, Kahramanmarash, e cila ka një histori një mijë vjeçare, emrin e saj e ka marrë nga dashuria e fëmijëve të komandantëve të kalasë. Pas restaurimit që do të kryhet nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit ajo do të hapet për vizitorët.
Kalaja për të cilën pretendohet se është bërë mbi rrugën historike të mëndafshit para periudhës romake, përveç rezistencës së saj ndaj kohës tërheq vëmendjen edhe me legjendën e "dashurisë" shekullore.
Monumenti historik i ndërtuar për të kontrolluar të dyja rrugët që kalojnë para saj është përdorur edhe në periudhat romake dhe bizantine. Kalaja planifikohet të hapet për vizitë pas restaurimit që do të kryhet nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit, ndërsa është ndër monumentet kulturore më të rëndësishme të rajonit.
"Është monument shumë i rëndësishëm në aspektin e turizmit"
Drejtori i Kulturës dhe Turizmit të qytetit Kahramanmarash, Seydihan Küçükdağlı, në deklaratën për Anadolu Agency (AA), tha se pjesën më të rëndësishme të vlerave të qytetit në kuadër të turizmit kulturor e përbëjnë kalatë.
Ai më tej duke theksuar se në këtë qytet gjenden 32 kala, tregoi se më e rëndësishmja mes tyre është Kalaja "Merjem Çil". Küçükdağlı i cili tregoi se kalaja emrin e saj e ka marrë nga dashuria e dy të rinjve, u shpreh se pas restaurimit që do të zgjasë disa vjet do të hapet për vizitorët.
Kalaja "Merjem Çil" (Geben)
Sipas burimeve të Drejtorisë së Kulturës dhe Turizmit të qytetit, me vajzën e komandantit të kalasë Geben, me emër "Merjem" janë dashuruar djemtë e dy komandantëve nga kalatë përreth.
Ndërsa Merjemja e ka dashuruar të riun në kalanë e "Göksun-it". Por i riu që ka jetuar në kalanë "Azgit" e ka dashuruar shumë Merjemen. Merjemja duke dëshiruar që t'i japë fund grindjes mes të rinjve, ka thënë "Kush do që vjen në kalanë që gjendem pa prekur kali i tij pluhur, do të martohem me atë."
Merjemja pastaj i dërgon lajm të riut që jeton në kalanë "Göksun" që e ka dashuruar, duke i thënë "Lidhi këmbët e kalit me ndonjë leckë dhe eja". Kështu që i riu fiton garën dhe martohet me Merjemen.
Ndërkohë i riu i pasuksesshëm duke mos e pranuar këtë me krenarinë e tij, pasi shprehet se "ishte pikaloshe (çil)" nënvleftëson Merjemin. Pas kësaj dite kalaja dhe vendi përreth ku ka jetuar Merjemi është quajtur Merjem Çil.