Abdulkadir Nişancı
08 Maj 2016•Përditësim: 09 Maj 2016
BAYBURT (AA) – Vizitorët e malit Kop, në kufirin mes provincës Bayburt dhe Erzum në verilindje të Turqisë, shprehin kënaqësinë nga “vallëzimi” i llojeve të ndryshme të fluturave, raporton Anadolu Agency (AA).
Fluturat e kaltërta, të bardha dhe të verdha janë pushim për sytë dhe shpirtin. “Vallëzimi” i fluturave mahnit vizitorët. Qetësia, ajri i pastër dhe mjedisi që dominojnë llojet e ndryshme të fluturave janë zgjedhja e duhur për ata që dëshirojnë të largohen nga zhurmat e qytetit.
Universiteti i afërt Bayburt zbaton projekte të ndryshme në malin Kop, ndërsa shumica e tyre ndërlidhen me hulumtimet rreth llojeve të shumta të fluturave. Projekti i fotografimit të fluturave mbi të cilin punojnë profesori Abdurrahman Sefali dhe studentët e Fakultetit Pedagogjik, dëshmon llojllojshmërinë e tyre në këtë zonë.