Volkan Kaşik
08 Maj 2016•Përditësim: 09 Maj 2016
MALATYA (AA) - Çiklistët në qytetin turk Malatya përmes një parade nëpër qytet i kanë dhënë mbështetje panairit të Librit dhe Kulturës i cili do të mbahet këtë javë në kujtim të presidentit të parë të Bosnje e Hercegovinës, Alija Izetbegoviç (Alija Izetbegović), raporton Anadolu Agency (AA).
Panairi i pestë i Librit dhe Kulturës do të mbahet në Malatya nga data 10 deri më 15 maj, ndërkohë që në shenjë përkrahjeje në qytet defiluan çiklistët e shumtë.
Afër 100 çiklistë mbanin të veshur fanellat në të cilat ishte shkruar motoja e panairit "Pedalojmë për librat", por vëmendja e publikut u tërhoq nga pjesëmarrja e një numri të madh fëmijësh.