Aynur Ekiz
12 Dhjetor 2016•Përditësim: 12 Dhjetor 2016
ANKARA (AA) - Forcat e Armatosura të Turqisë në kuadër të operacionit "Mburoja e Eufratit" kanë goditur 138 objektiva në mesin e të cilave pozicione të mbrojtjes dhe ndërtesa që shërbenin si baza të organizatës terroriste DEASH në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë theksohet se vazhdon operacioni i nisur më 24 gusht me qëllim rritjen e sigurisë kufitare duke eliminuar kërcënimet e organizatave terroriste kryesisht DEASH dhe për të ofruar mbështetje ndaj forcave të koalicionit.
Në konfliktet e ndodhura në ditën 110-të të operacionit janë neutralizuar 4 anëtarë të organizatës terroriste DEASH dhe janë plagosur një numër i madh terroristësh. Gjithashtu në konflikte është shkatërruar një mjet autobombë si dhe kanë rënë dëshmorë 2 opozitarë dhe janë plagosur 12 të tjerë.
Në kuadër të operacionit janë kryer 109 goditje ndaj objektivave të DEASH-it duke shkatërruar pozicionet strehimore, qendrat e mbrojtjes, qendrat e kontrollit komandues dhe armatime të organizatës terroriste.
Avionët e Komandës së Forcave ajrore kanë kryer ofensivë ndaj 29 objektivave të organizatës terroriste DEASH në rajonet El Bab, Tadif dhe Zarzur. Si rezultat i operacionit janë shkatërruar edhe depot e armatimeve, shumë strehimore, ndërtesa bazë, dy pika kontrolli dhe një punishte për prodhimin e mjeteve autobombë.
Gjithashtu bëhet e ditur se Forcat e Armatosura Ajrore kanë angazhuar avionët luftarakë të cilët kanë qëndruar në ajër për të parandaluar sulmet e mundshme që mund të kryheshin me avionë apo me edhe mjete fluturuese pa pilot nga elementët e ndryshëm në këtë territor dhe për t'iu kundërpërgjigju çdo sulmi të mundshëm.
Ndër të tjera njoftohet se Forcat e Armatosura Turke kanë marrë të gjitha llojet e masave që civilët në rajon të mos dëmtohen.