Şerife Çetin
14 Tetor 2019•Përditësim: 14 Tetor 2019
Ministrat e Jashtëm të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) do të diskutojnë aktivitetet ushtarake të Turqisë në veri të Sirisë dhe ato të sondimit në Mesdheun Lindor, njoftoi shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë për mediat para fillimit të mbledhjes së Këshillit të Marrëdhënieve të Jashtme të BE-së që do të mbahet në Luksemburg, Mogherini, Përfaqësuesja e Lartë për Politika të Jashtme dhe të Sigurisë e BE-së, tha se këto dy tema do të diskutohen edhe gjatë samitit të liderëve më 17 dhe 18 tetor.
Ajo tha se në mbledhje do të marrë pjesë edhe përfaqësuesi special i OKB-së për Sirinë, Geir O. Pedersen.
"Në kuadër të kësaj, në do të bisedojmë për mënyrat e mbrojtjes së procesit politik nga tensionet ushtarake në rritje", deklaroi Mogherini.
"Ministrat jashtëm të vendeve anëtare do të diskutojnë se çfarë hapa mund të merren lidhur me aktivitetet e Turqisë në Siri dhe ato të sondimit (në Mesdheun Lindor)", tha kryediplomatja evropiane.