Meryem Göktaş
20 Mars 2018•Përditësim: 20 Mars 2018
ANKARA (AA) – Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Turqisë ka kritikuar ashpër komentetet e “kërcënimit ndaj botës arabe” të ministrit të Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) mbi operacionin e Turqisë në Siri, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke, Hami Aksoy, tha se komentet e ministrit të Jashtëm të EBA-ve, Abdullah bin Zayed Al Nahyan “janë të pamundura për t’u kuptuar dhe nuk tregojnë qëllime të mira”.
Aksoy tha se operacioni në vazhdim “Dega e Ullirit” në Sirinë veriperëndimore po zhvillohet për të eliminuar kërcënimet terroriste kundër Turqisë.
Ai theksoi mbështetjen e Turqisë për unitetin politik të Sirisë dhe ruajtjen e integritetit të saj, përpjekjet për të siguruar paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në Siri si dhe përgjegjësinë që mori vendi për 3.5 milionë refugjatë sirianë në tokën e saj. Ai tha se këto ishin “të dukshme” për të gjithë.
Sipas tij, Turqia mban lidhje të jashtëzakonshme historike dhe humane me botën arabe, të tilla si vendi kujdeset për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në vendet arabe. Aksoy tha se Turqia gjithashtu jep mbështetjen e saj të fortë në kauzën e përbashkët të botës islame, veçanërisht për Kudsin.
Aksoy potencoi rëndësinë e trajtimit të problemeve rajonale përmes solidaritetit dhe jo nxitjes, veçanërisht që kur rajoni po kalonte një periudhë kritike.
Turqia filloi operacionin “Dega e Ullirit” më 20 janar për të pastruar grupet terroriste nga Afrini i Sirisë veriperëndimore mes kërcënimeve në rritje të paraqitura në rajon.
Të dielën, trupat e mbështetura nga Turqia çliruan qytetin e Afrinit, i cili ishte një strehë e madhe për YPG/PKK-në që nga viti 2012.
Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, operacioni synon të krijojë siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve të Turqisë dhe rajonit si dhe të mbrojë sirianët nga mizoria dhe shtypja e terroristëve.
Ushtria turke poashtu tha se operacioni është kryer nën kuadrin e të drejtave të Turqisë të bazuara në të drejtën ndërkombëtare, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të drejtat e vetëmbrojtjes sipas Kartës së OKB-së, si dhe duke respetuar integritetin territorial të Sirisë.