Muhammed Nuri Erdoğan
06 korrik 2021•Përditësim: 07 korrik 2021
Forcat e sigurisë së Turqisë kanë neutralizuar dy terroristë të PKK-së në veri të Irakut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë theksohet se veprimet vendimtare dhe efektive kundër terroristëve të PKK-së vazhdojnë. Në një operacion ajror në rajonin Metina të Irakut verior, u neutralizuan dy prej terroristëve të PKK-së.
Pjesëtarët e organizatës terroriste PKK shpesh fshihen në Irakun verior, prej ku planifikojnë sulme ndaj Turqisë.
PKK-ja është një organizatë separatiste që gjendet në listën e grupeve terroriste në Turqi, Bashkimin Evropian dhe SHBA. Gjatë fushatës shumëdekadëshe terroriste kundër Turqisë, terroristët e PKK-së kanë vrarë së paku 40.000 persona.