Sertaç Bulur
13 Shtator 2020•Përditësim: 14 Shtator 2020
Ministria e Brendshme e Turqisë njoftoi se në kuadër të operacionit antiterrorist ‘Yıldırım-11 Herekol‘ u neutralizuan 3 terroristë në pjesën periferike Bestler Dereler, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e Ministrisë së Brendshme thuhet se 3 terroristët u neutralizuan në pjesën periferike Bestler Dereler në një operacion të mbështetur nga ajri që u krye nga njësitë e forcave speciale të xhandarmërisë (JÖH) dhe njësitë komando të xhandarmërisë të lidhur me komandën rajonale të xhandarmërisë së qytetit Şırnak.
Gjithashtu në deklaratë thuhet se operacioni në rajon vazhdon.