Soner Kılınç,Şimal Müldür
15 Maj 2016•Përditësim: 16 Maj 2016
SHIRNAK (AA) - Si pasojë e shpërthimit të një eksplozivi të vendosur nga militantët e organizatës terroriste, PKK, në qarkun Silopi të qytetit Şırnak në Turqi, 1 fëmijë humbi jetën dhe 3 të tjerë u plagosën, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra, 4 fëmijë në moshën 8 deri 13 vjeç të cilët në orët e mbrëmjes ishin duke luajtur në shtratin e lumit mes lagjeve Barbaros dhe Karsiyaka, u plagosën rëndë si pasojë e shpërthimit të një eksplozivi të vendosur nga ana e organizatës terroriste.
Burime nga spitali shtetëror i Silop-it thanë se 9 vjeçari, Enes Erdem, nuk arriti ti shpëtojë plagëve të marra dhe si rrjedhojë humbi jetën.
Nga ana tjetër 3 fëmijët e tjerë vazhdojnë të marrin mjekimin e duhur. Mjekët kanë thënë se gjendja e tyre është e rëndë.
Policia lokale ka këshilluar qytetarët në këto rajone të kenë kujdes ndaj eksplozivëve të vendosur nga ana e organizatës terroriste, PKK. Ndërkohë hetimet në lidhje me këtë ngjarje ende vazhdojnë.