Yıldız Nevin Gündoğmuş
08 Shtator 2018•Përditësim: 09 Shtator 2018
ANKARA (AA) – Të paktën tre pjesëtarë të organizatës terroriste PKK janë neutralizuar gjatë sulmit ajror të ushtrisë turke në rajonin Hakurk, në veri të Irakut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e Shtatmadhorisë së Armatës së Turqisë thuhet se dje është kryer sulm i armatosur në rajonin Hakurk, në veri të Irakut, dhe se janë neutralizuar tre terroristë të PKK-së. Më tej theksohet se terroristët ishin në përgatitje të kryerjes së sulmit në një bazë turke.
PKK-ja është një organizatë separatiste e cila gjendet në listën e grupeve terroriste në Turqi, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Gjatë fushatës tre dekadashe terroriste kundër Turqisë, terroristët e PKK-së vranë së paku 40.000 persona.