Merve Yıldızalp
23 Dhjetor 2018•Përditësim: 24 Dhjetor 2018
ANKARA (AA) - Forcat e Armatosura Turke (TSK) kanë neutralizuar 6 terroristë të armatosur përmes një operacioni ajror në rajonet Kandil dhe Hakurk në veri të Irakut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim në rrjetin social Twitter, TSK konfirmon se dje janë realizuar operacione ajrore në rajonet Kandil dhe Hakurk, kundër terroristëve që po përgatisnin sulme ndaj bazave turke.
Gjatë operacioneve janë shkatërruar strehimore dhe depo armësh që u përkisnin terroristëve, ndërsa janë neutralizuar 6 terroristë.
Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën "neutralizim" në deklaratat e tyre për të nënkuptuar se terroristët janë dorëzuar, vrarë ose janë kapur.